Sunday, March 25, 2012

Wednesday, March 14, 2012

Tuesday, March 13, 2012

Si ti lutemi Allahut - Sami Jusuf


Xhamija


Foto

Historia e Muslimaneve


BIOGRAFIA E MUHAMMEDIT A.S


Me emrin e Allahut Meshiruesit Meshireberesit

BIOGRAFIA E MUHAMMEDIT A.S

 Biografia e Muhammedit a.s dhe disa Hadithe

   
Pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s, u lind ne Mekke, ditën e hene te REBIUL EVELIT, 20 prill 571. Babai i tij e ka pasur emrin Abdullah, kurse nena Emine. Muhammedi a.s. e ka pasur edhe gjyshin i cili eshte quajtur Abdulmutalib dhe minxhen Ebu Talibin.
Baba i Muhammedit a,s, Abdullahu ka nderruar jete dy muaj para lindjes se tij. Arabet e kan pasur tradite qe femijet e tyre te vegjel t'i çojne ne fshate ku do te thithin ajer te paster, keshtu veproi edhe nena e Muhammedit a.s., hazreti Eminja, e cila ia dha djalin e vet nje gruaje me emrin Halime, prej fisit Benu Sa'd.
Halimeja dhe buri i saj, Harithi, ishin shume te varfer, e pikerisht ate vit ne mbare fisin Sa'd mbreteronte skamja dhe uria e madhe, mirpo, kur ne mesin e tyre erdhi Muhamedi a.s. per nje kohe te shkurter gjendja e tyre ndryshoi, dhente dhe dhite e tyre filluan te japin qumesht shume me mire se më pare, hurmat filluan te japin me shume frute, shiu filloi te binte me shpesh, kullosat filluan te rriten me shume, keshtu qe ata tashme kishin çdo gje.
Duke pare kete mrekulli, Harithi nje dite i tha gruas se vet: "Moj grua, ky femije eshte fatbardhe. Qe kur na e solle ti neve, ne prej ateher kemi bollek, ruaje mire". Dhe me te vertete, prej atehere Halimeja ka pasur kujdes ndaj Muhamedit me shume se ndaj femijes se vet.
Kur u rrit pak Muhammedi, nena e vet e kerkoi ta ktheje ne shtepi, mirpo Halimeja iu lut qe ai te qendroje ende tek ajo, keshtu qe Emineja u pajtua. Me ne fund Halimeja perseri ia ktheu nenes se vet. Atehere Muhammedi a.s. kishte kater vjet. Dy vjet me vone, pra, kur Muhammedi a.s. i mbushi gjashte vjet, mbeti jetim. Mirepo, ai nuk mbeti i humbur.
Allahu xh.sh. kujdeset per çdo ke, andaj u kujdes edhe per Muhammedin a.s. siç thuhet ne Kur'anin famelarte: [A nuk te gjeti ty jetim, e Ai te beri vend (te dha perkrahje). Dhe te gjeti te paudhezuar e Ai te udhezoi. Dhe te gjeti te varfer, Ai te begatoi] A/6,7,8. El-Duha.
Kur Muhammedit a.s. i vdiq edhe nena, e mori ne mbikqyrje gjyshi i tij, Abdulmutalibi, i cili e ka dashur aq shume sa qe i ka harruar femijet dhe nipat e vet. Ai e ka dashur shume ngase qysh atehere hetoi tek ai virtyte te njerezve te medhenj dhe fisnike. Shpesh here per te thoshte: "Ate e pret detyre e madhe".
Mirepo, gjyshit te tij nuk i ishte shkruar qe te perjetoje ate qe prite prej nipit te tij, sepse se shpejti vdiq, kur Muhammedi a.s. i mbushi tete vjet, duke e lene ne mbikqyrje te djalit te vet, mixhes se Muhamedit a.s. Ebu Talibit. Edhe mixha e ka dashur shume, e ka ruajtur dhe eshte kujdesur per te deri kur u be pejgamber i Allahut, keshtu qe edhe pas kesaj ka qene miku dhe mbrojtesi me i madh i tij.
Mixha i Muhammedit a.s. ka qene tregtar, si edhe shume arabe tjere, te cilet kane jetuar neper qytete, keshtu qe shpesh here per tregti shkonte bile edhe deri ne Sham(Siri). Me vete ai disa here e ka marre edhe Muhammedin a.s. Njehere gjate udhetimit kthyen ne nje manastir ku sherbente nje prift me emrin Behira.
Ky prift e pa Muhammedin a.s. i tha Ebu Talibit: " Mik i dashur, mos e merr me vete kete femije ne Sham(Siri), sepse si duket ky femije do te jete i derguar i fundit i Zotit, ky femije i ka të gjitha shenjat e pejgamberllekut qe pershkruhen ne librat e vjetra". Ky prift e keshilloi Ebu Talibin qe mos e marre me vete Muhammedin a.s. ne Siri sepse mund t'i ndodh ndonje e keqe. Ebu Talibi e donte shume Muhammedin a.s. andaj posa i degjoi fjalet e priftit menjehere aty e shiti mallin e vet dhe u kthye ne Mekke.
Muhammedi a.s. atehere kishte 12 vjete. Prej asaj dite Ebu Talibi ka filluar ta doje dhe te kujdeset per te edhe me shume. Per dallim nga femijet tjere Muhammedi a.s. ishte me i njerzishem, me i urte, me i drejte dhe posedonte edhe virtyte tjera te larta. Gjithmone e ka folur te verteten, nuk ka adhuruar idhujt, e as qe ka pire ndonjehere pije alkoholike, eshte larguar nga e gjithe ajo qe eshte e keqe, shkurt ka mundur të sherbeje si shembull ne çdo pikpamje, andaj nuk eshte edhe çudi qe perpos gjyshit dhe mixhes e kane dashur te gjithe dhe e kane thirre me emrin El-Emin (besnik, i besueshëm, i drejte).
Derisa ai ishte i tille, arabet e tjere jetonin nje jete te shfrenuar. Nuk besonin ne Allahun xh.sh. por iu faleshin idhujve, te cilet i mbaronin vete, pinin pije alkoholike dhe jeten e kalonin ne loje dhe papunesi. Kishin rene aq poshte sa qe femijet e vet femra i varrosnin te gjalle. Perpos kesaj ata kane jetuar ne zenka dhe te perçare, prandaj Muhammedi a.s. eshte larguar prej tyre.
Ne moshen 25 vjeçare, Muhammedi a.s. u martua me hazreti Hatixhen, e cila i lindi dy djeme, Kasimin dhe Abdullahun, dhe kater vajza: Zejneben, Rukijen, Umi Kulthumen dhe Fatimen.
Hazreti Hatixheja e para e pranoi Fene Islame mbas Muhamedit a.s. te cilen ne çastet me te renda e ngushllonte dhe e qetsonte, andaj Muhammedi a.s. shume e donte dhe pas vdekjes se saj shpesh here e perkujtonte.
Muhammedi a.s.u be pejgamber ne moshen 40-te vjeçare. Edhe para kesaj kohe filluan t'i paraqiten shenjat e pejgamberllekut, prandaj me teper deshironte të vetmohej.
Ai ne prag te pejgamberllekut e kishte tradite te largohej nga Mekka dhe te shkoje ne shpellen Hira, ku e kalonte kohen ne lutje dhe devotshmeri. Ne ate vend, ne muajin Ramazan per here te pare iu paraqit meleku XHIBRIL dhe ia solli shpalljen e pare nga Allahu xh.sh., ajetet e para te sures El Alak: Lexo, meso ne emer te Zotit tend, i cili krijoi çdo gje! Ne kete menyr Muhammedi a.s. e pranoi urdherin qe te therret ne Islam fshehurazi edhe ate vetem te afermit e vet.
E para e pranoi Fene Islame pas Muhammedit a.s., gruaja e tij, hazreti Hatixheja, mandej hazreti Ebu Bekri, hazreti Aliu e keshtu me radhe Islami filloi te perhapet dhe muslimanet dita dites gjithe e me teper shtoheshin. Muhammedi a.s. ka thirre ne Islam fshehurazi tre vjet me radhe e pastaj i zbriti ajeti: Haptas predikoje ate qe te eshte urdhuruar. Atehere filloi te theret haptazi.
Muhammedi a.s. kur filloi te therret ne Islam, mushrikeve kjo nuk u vinte mire. Mushriket me pa deshire e degjon ate se si e sulmon fene e tyre të vjeter, si i gjykon shtremberimet e tyre, mirepo prapseprape ngushelloheshin me ate që Muhamedi a.s. nuk e ben haptazi. Kur filloi ai te therret ne Fene Islame haptazi, atehere mushriket filluan ta sulmojne me te madhe Muhammedin a.s. dhe shoket e tij.
Edhe pse ata e urrenin Muhamedin a.s. nuk guxonin te ndermerrnin asgje kunder tij, sepse ate e mbronte mixha i vet, Ebu Talibi, por ata armiqesine dhe dhunen e ushtronin mbi muslimanet e pambrojtur, qe ata t'i detyrojne te kthehen ne fene e tyre te vjeter. Keto sulme dita dites shtoheshin dhe beheshin me te padurueshem, keshtu qe shume muslimane u detyruan ta leshojnë Mekken dhe me dy hove te shpërngulen ne Abisini, e me vone edhe ne Medine.
Sulmet e pa besimtareve mbi muslimanet nuk u ndalen, por perkundrazi beheshin gjithe e me te padurueshem, sidomos pas vdekjes se mixhes se Muhammedit a.s., Ebu Talibit, i cili e ka mbrojtur deri në vdekje nga pabesimtaret.Te njejtin vit pak para vdekjes se Ebu Talibit, i vdiq edhe gruaja e pare, hazreti Hatixheja.
Per kete shkak Pejgamberi i Allahut shume u deshperua dhe ky vit u quajt ,viti i deshperimit. Mbas vdekjes së Ebu Talibit, Muhammedi a.s. e pa se nuk mund te qendroje me ne, Mekke, andaj vendosi qe se bashku me muslimanet e tjere te shperngulet ne Medine, ku ishin shperngulur gati te gjithe muslimanet, dhe ku Islami tashme ishte perhapur dhe ishte forcuar mjaft. Kur pabesimtaret moren vesh se çka ka vendosur Muhammedi a.s. u besatuan qe ta vrasin, por kjo nuk u shkoi perdore, sepse ate nate kur pabesimtaret e kishin rrethuar shtepine e tij, ai me ndihmen e Allahut xh.sh. doli nga shtepia pa u hetuar dhe me hazreti Ebu Bekrin shkoi ne Medine.
Kjo shperngulje e Muhammedit a.s. prej Mekkes ne Medine quhet hixhret. Prej kesaj date te rendesishme muslimanet llogaritin kalendarin e tyre hixhrij. Pas hixhretit (shpenguljes) per kohe tshkurter, e gjithe Medineja me rrethinen e saj e pranoi Islamin. Mirepo, pabesimtaret as ne Medine nuk e lane te qete Muhammedin a.s. dhe shoket e tij, por edhe me tej i sulmonin, keshtu qe ne mes muslimaneve dhe pa besimtareve zhvillohej nje lufte e vertete.
Muslimanet ne krye me Pejgamberin a.s. me ndihmen e Allahut xh.sh. gjithmone dilnin ngadhnjimtare. Feja Islame perkunder deshires se pabesimtareve gjithe e me shume perhapej dhe muslimanet dita dites gjithe e me shume shtoheshin. Pabesimtaret e pane se ishte e kote te luftohet me ta, andaj muslimanet pa kurrfare rezistence e moren edhe Mekken.
Kur Pejgamberi i Allahut me shokët e tij hyri ne Mekke, Mekasit, te cilet ende nuk e kishin pranuar Islamin, te frikesuar pritnin se çka do te ndodhe me ta. Mirëpo, Muhammedi a.s. kur erdhi iu drejtua atyre dhe u tha: Vallë ç'mendoni, ç'do të bëjë unë me ju tash? "Ne prej teje presim vetëm mirë, o njeri fisnik" -u përgjigjën ata". Pejgamberi a.s. vazhdoi dhe tha: Sot unë po ua them juve atë çka ju tha Jusufi a.s. vëllezërve të vet: "Unë do të kërkoj nga Zoti im faljen tuaj. Ai le t'ua falë. Ai është mëshirues".
Kur pa besimtarët e panë se Muhamedi a.s. sillet aq mirë ndaj tyre, të gjithë e pranuan Islamin dhe u bënë shokë të tij, sikur të gjithë muslimanët e tjerë. Edhe pse u çlirua Mekka, Muhammedi a.s. nuk qëndroi aty, por për t'iu falenderuar medinasve, të cilët në çastet më të vështira e pranuan, përsëri u kthye në Medine.
Vitin e dhjetë hixhri, Muhammedi a.s. erdhi për herë të fundit në Mekke që ta kryej haxhin, i cili edhe quhet "Haxhi lamtumirës". Këtu Pejgamberi i All-llahut më së miri e shihte suksesin e punës së vet dhe me kënaqësinë më të madhe shikonte para vetes mija e mija muslimanë të cilët për herë të fundit i këshillonte të ndjekin rrugën e All-llahut xh.sh., rrugën e mirëkuptimit, rrugën e ndihmës që duhet dhënë njëri tjetrit.
Gjithashtu i këshillonte që tu largohen armiqësive, rrenave dhe veprave tjera të këqia, të cilat i ka ndaluar Kur'ani. Pas kësaj i pyeti të pranishmit se a e ke kryer plotësisht detyrën e vet, në çka iu përgjigjën me qindra mijëra zëra: "Po, o i dërguar i Zotit". Në atë rast ua lexoi edhe ajetin e fundit të Kur'anit: Sot juve ua kam përsosur fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj (A\3 sure Maide).
Shumë muslimanë e panë se së shpejti do të ndahen nga Pejgamberi i tyre. Ashtu edhe ndodhi. Muhamedi a.s. pas një smundjeje të shkurtër kaloi në botën më të mirë në moshën 63 vjeçare, në vitin e 11 hixhri (më 8 qershor të vitit 632 miladi).
Vetit trupore dhe shpirtrore të Muhammedit a.s. 
Të gjithë të dërguarit e Allahut xh.sh. kanë pasur veti të përsosura trupore dhe shpirtërore. Muhammedi a.s. pejgamberi i fundit dhe më i dashur i Allahut xh.sh., gjithashtu është dalluar me sifate të bukura dhe të përsosura trupore e shpirtërore. As'habët (shokët e Muhamedit a.s.), të cilët kanë jetuar me të, siç kanë qenë, për shembull, Ebu Bekri r.a., hazreti Aliu etj, tregojnë se Muhammedi a.s. ka qenë me trup mesatar, me fytyrë të çelë e pak zeshkanë, me sy të zi e të mëdhenj, me vetulla të holla e të gjata, me madhësi mesatare të gojës prej së cilës shpesh shkëlqenin si margaritarë dhëmbët e tij të bardhë pak të rrallë, me hundë të drejtë në mes pak të ngritur, me ballë të lartë, me flokë të gjata pak kacurrela, me mjekër të shpesht dhe të zezë, me qafë të gjatë dhe të bardhë, me gjoks të gjerë, me muskuj shumë të fortë, me krahë të gjatë e pëllëmbë të gjera, me tabane të fortë, me lëkurë mjaft të limuar e të butë.
Të gjitha shqisat trupore i ka pasur jashtëzakonisht të zhvilluara, e dëgjonte zërin shumë larg. Po ashtu e ka pasur mjaft të zhvilluar të pamurit. Mirë i dallonte gjërat e imta prej shumë larg. I shihte disa yje, që të tjerët vështirë se i shihnin. Zërin, gjithashtu e ka pasur të fortë dhe të këndshëm. Kjo posaçërisht vërehej kur lexonte Kur'an me zë. Gjithmonë dukej i lumtur dhe fytyrëqeshur.
Me çdokë ishte i njerzishëm. Për te ishin plotësisht të barabartë i pasuri si dhe i varfëri. Fjalimin e çdo kujt mirë e dëgjonte dhe nevojën çdo kujt ia plotësonte. Posaçërisht me të varfërit dhe të doptit sillej mirë, dhe gjithmonë i mbronte dhe i ndihmonte. Asgjë nuk mund të krahasohet me bujarinë dhe fisnikërinë e tij. Xhabir ibn Abdullahu thotë: Kur dikush ka kërkuar ndihmë prej Muhammedit a.s. ai asnjëherë nuk e ka refuzuar, askujt nuk i ka thënë: Nuk kam apo nuk të jap. Posaçërisht shumë iu ka ndihmuar të varfërve në muajin Ramazan.
Kur e takonte dikë, jepte i pari selam, bile edhe fëmijëve të vegjël. Ndaj të gjithëve tregohej i gëzuar dhe fytyrëqeshur dhe me çdokë sillej mirë. Kur takohej me dikë e kishte traditë t'ia japë dorën, e atë (që ia jepte dorën) e përshkronte një erë e mirë. Sipas kësaj ere të mirë kan mundur të njihen fëmijët, të cilët ai i ka përgdhelur. Nuk ka kërkuar e as që ka lejuar t'i bëhet ndonjë nder i veçantë. Nuk ka lejuar bile edhe në këmbë t'i çohen, kur ka hyrë diku.
Në shoqëri ishte i gëzuar dhe i disponuar. Fliste ngadalë, rrjedhshëm dhe kuptueshëm, kështu që fjalimin e tij ka mund ta kuptojë dhe ta mbajë mend çdonjëri që ndodhej aty. Asnjëherë nuk bisedonte për gjëra të kota. Gjithmonë bisedonte për atë që do të ishte e dobishme për të pranishmit, qoftë për këtë ose për botën tjetër. Muhammedi a.s. edhe armiqëve të vet më të mëdhenj, bile edhe atyre që kishin ardhur ta vrasin, ua fali, kjo qe shkak që të gjithë ta pranojnë Islamin, duke e parë butësinë dhe mirësinë e tij që tregoi ndaj tyre.
Ndonjëherë, por shumë rrallë bënte shaka me as'habët e vet, mirëpo, kurrë nuk e tepronte e as që bënte shaka të ofendojë dikë. Në jetën e përditshme ishte serioz dhe i zhytur në mendime.
I këtillë ishte pejgamberi i fundit i Allahut xh.sh., Muhamedi a.s. Allahu xh.sh. na urdhëron në Kur'an që atë ta marrim shembull, dhe thotë: Lekad kane lekum fi resulilahi usvetun hasenetun, që do të thotë: "Padyshim ju në Të dërguarin e Zotit keni shembullin më të mirë".
Andaj, vëllezër të dashur, Pejgamberin tonë ta marrim shembull për çdo gjë, të punojmë atë çka na ka urdhëruar ai, më shpesh t'i dërgojmë atij salavate, në këtë mënyrë do të bëhemi muslimanë dhe muslimane të mira.

Hadithe


1.Prej Ebu Dardasë r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s i ka thënë:
Puno për All-llahun sikur ti e sheh Ate,numëroje veten në rradhët e të vdekurve,kij kujdes,mbrohu nga lutja e të dëmtuarit,sepse,kur i dëmtuari i lutet All-llahut kundër teje,lutjet e tij ngrihen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit.

2.Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Ndihmo vëllaun tënd kur ai bën dëm,ose kur i bëhet dëm.Një njeri tha:O i dërguar i All-llahut,do ti ndihmoj kur i bëhet dëm,por si ti ndihmoj kur ai bën dëm?Pejgamberi a.s tha:Do ta pengosh nga të bërit dëm,atëhere e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote ndaj tij.


3.Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë:Dunjaja është e ëmbël dhe e gjelbër.Në të vërtet All-llahu juve ju ka bërë mëk¨mbës në të,Ai ju përcjell,ju sheh se si punoni.Andaj keni frikë dunjanë dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i parë i Beni israilëve ka qenë prej grave

4.Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Kur dikush kërkon ndihmë në emër të All-llahut atë ndihmojeni,kur lyp diçka në emër të All-llahut-jepni,kush ju fton-përgjigjuni ftesës së tij,kush ju bën ndonjë të mirë-kompensoni ate.Po qe se skeni me çka të kompensoni atëherë lutuni për të ngase lutja do të konsiderohet kompensim

5.Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se ka thënë:Kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë:Kur jeni nisur për në namaz e tjerët kanë filluar,ju mos vraponi por ecni qetë,çka të arrini falni,e ato rekate që u kanë kaluar plotësoni.

6.Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Para se të filloni namazin-Drejtoni rradhët
ngjitni supet me njëri tjetrin
plotësoni vendin e lirë (në saf)
lironi vend atij që don të hyjë në saf
mos i leni vend shejtanit ndërmjet jush
Kush e plotëson safin,All-llahu është me atë,e kush e këput safin All-llahu këput lidhjen me të.


7.Prej Ebu Dher-rit transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:O njerëz faluni në shtëpitë tuaja,ngase namazi në shtëpi është më i pranuar dhe më i vlefshëm përpos farzeve.(sepse farzet është më mirë të falen në xhami).

8.Prej Aus bin Ausit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë:Dita më e lavdëruar është dita e xhuma,andaj sa më shumë mëçoni salavat,ngase,salavati juaj më paraqitet mua

9.Ebu Hurejre r.a. e ka dëgjuar Pejgamberin a.s duke thënë:Nga gjërat që ju kam ndaluar largohuni.Gjërat që ju kam porositur zbatoni sa të keni mundësi.Ata që ishin para jush u bënë helaç (u zhdukën),sepse,bënin shumë pyetje dhe kundërshtonin Pejgamberët e vet.

10.Prej Ebu Dher bin Xhenade dhe Muadh bin Xhebelit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Frigohu prej All-llahut kudo që të jesh.
Nëse bën ndonjë vepër të keqe,pas asaj bëne një të mirë,do ta shlyesh
Atä (të keqen),dhe
Ndaj njerëzve sillu me sjellje të mirë

11.Prej Ebu Hurejres r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Ndani ushqimin(të varfërve)-Përshëndetni njëri tjetrin me selam-Mbani kontakte të mira me farefisin tuaj-Falni namaz natën kur njerëzit flejnë-Do të hyni në Xhennet të sigurt duke mos u frikësuar dhe do tju përshëndesin Melekët me selam.

12.Prej Ebu Dardasë r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë:Ditën e Gjykimit do të thireni sipas emrit tuaj dhe të prindërve tuaj,andaj emërtoni fëmijët tuaj me emra të mirë.

13.Prej Ajjad bin Samit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
-Kur të flitni thoni të vërtetën
-Kur të premtoni zbatojeni premtimin
-Kur të lihet diçka amanet,çone në vend
-Ruani nderin tuaj
-Ruani sytë tuaj nga të shikuarit haram
-Ruani duart tuaja (nga të bërit keq)

14.Nga Ebu Hurejre r.a. trensmetohet se pejgamberi a.s ka thënë:
-Kush beson All-llahun dhe Ditën e gjykimit,le ta nderojë mysafirin
-Kush beson All-llahun dhe ditën egjykimit,le të mbajë lidhje të mira me farfisin.
-Kush beson All-llahun dhe ditën e gjykimit le të thotë fjalë të dobishme ose le të heshtë.

15.Prej ebu Dherit r.a. transmetohet se ka thënë:Miku im (Pejgamberi a.s) më ka porositur të mos i shikoj ata që janë më lartë se unë (me pasuri,pozitë shëndet etj.),por ti shikoj ata q¨janë më poshtë se unë.Më ka porositur ti dua të ngratët dhe të rrij me ta.Më ka porositur të sillem mirë me të afërmit dhe ti vizitoj ata,edhe nëse ata më kthejnë shpinë.Më ka porositur që të them të vërtetën,po edhe nëse ajo është e hidhur.Poashtu më ka porositur të them sa më shumë:LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH.

16.Prej Abdullah bin Omerit dhe Abdullah bin Asrit r.a. transmetohet se Muath bin Xhebeli kur ka dashur që të udhëtojë i ka thënë Pejgamberit a.s.:O i Dërguar i All-llahut,më këshillo.Pejgamberi .a.s i ka thënë:Adhuro All-llahun e mos i shoqëro Atij asgjë.Kur të bësh ndonjë mëkat,menjëherë të bësh një vepër të mirë.Bëhu i qëndrueshëm në të drejtë dhe ki sjellje të mirë.

17.Prej Enesit r.a. trensmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:A dëshiron të të lajmëroj për një tregëti që me të do të shpëtosh nga dënimi e do të meritosh kënaqësinë dhe shpërblimin e All-llahut?Po tha ai.Pejgamberi a.s vazhdoi:Pajtoj njerëzit kur ata mes vete hidhërohen dhe afroj kur ata largohen.

18.Prej ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Përpos dhikrit mos folni shumë,sepse të folurit shumë ashpërson zemrën.Njerëzit më larg All-llahut janë ata që kanë zemër të ashpër.

19.Prej ibni Mesudit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Keni kujdes që gjithmonë të jeni të drejtë,sepse e drejta çon drejt mirësisë,mirësia çon në Xhennet,dikush prej njerëzve vazhdon duke fol dhe punuar drejt deri sa të shkruhet te All-llahu i drejtë,poashtu keni kujdes që ti shmangeni gënjeshtrës,sepse gënjeshtra çon në punë të ndyta,e ato çojnë në zjarr.Njeriu vazhdon të gënjej derisa të shkruhet tek All-llahu gënjeshtar.

20.Prej Ummu Enesit r.a. transmetohet se ajo i ka thënë Pejgamberit a.s:-O I Dërguar i All-llahut më këshillo.Pejgamberi a.s. i ka thënë:Largohu prej gjunaheve,do të bësh shpërngulje më të mirë.Zbatoj farzet,sepse ato janë xhihadi më i vlefshëm.Përmende All-llahun gjithmonë,sepse ti nuk mund të bësh ndonjë punë më të dashur tek All-llahu,përpos të p¨rmendurit e Tij sa më shumë.
21.Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Nxitoni në punë të mira para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira:
-Vallë!A mos pritni varfërinë e tju shtyjë të harroni (punët e ahiretit)
-Apo,pasurinë e cila jy shtynë të azdiseni e të bëheni zullumqar;
-Apo,ndonjë sëmundje që tju shkatërojë shëndetin tuaj;
-Pleqërinë e cila ju humb (fuqinë)
-Apo,vdekjen që ju rri në pritje;
-Apo Dexhalin,më e keqja që mund të ndodhë;
-Ose,Vallë!Mos po e pritni Ditën e Kijametit e cila është më e vështirë dhe më e hidhur.

22.Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Nxitoni në punë të mira para se të ndodhin trazira,që do të jenë sikur errësira e mesnatës,dikush do të zgjohet në mëngjez mumin (besimtar),ndërsa në mbrëmje mbetet pa iman,do ta shet fenë e vet për ndonjë interes të kësaj bote.

23.Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:Unë ty të këshilloj me një këshillë,nëse ti e mban mend (dhe vepron me të) shpresohet të keshë dobi prej saj.
-Vizitoj varrezat,se ato të përkujtojnë ahiretin;
-Laj të vdekurit sepse të parit e trupit të vdekur (të shtangur) dhe larja e tij është një këshillë,mësim i madh;
-Fal namazin e të vdekurve,se ndoshta me të zbutet zemra dhe pikëllohet,kurse i pikëlluari është nën mëshirën e All-llahut;
-Qëndro afër të ngratëve,ulu me ta dhe kudo që ti takosh përshëndeti me selam;
-Rri me ata dhe ushqehu bashkë me njerëzit e sprovuar,nëse don të jesh modest ndaj All-llahut;
-Vesh rrobe të trasha,të ashpra që të mos depërtojë tek ti mendjemadhësia dhe vetmashtrimi;
-Po,ndonjëherë zbukurohu, kur të adhurosh Zotin tënd,për të qenë i bukur dhe i pastër gjatë ibadetit,e jo për krekosje para njerëzve.

24.Prej Xhundub bin Xhenedah r.a. transmetohet se ai e ka pyetur Pejgamberin a.s:O i Dërguar i All-llahut,cila sadaka (lëmoshë) është më e vlefshme?Ai u përgjigj:Ajo të cilën e jep njeriu kur ai vet ka nevojë,e i ja jep të varfërit fshehurazi.

25.Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ak thënë:O Eba Dher,të mësosh një ajet nga libri i All-llahut (Kurani) është më e dobishme se sa të falish njëqind rekate (nafile namaz),të përpiqesh të përfitosh diç nga dituria do të ishte më mirë se sa të falish njëmijë rekate (nafile).

26.Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:Të këshilloj:të ruhesh nga hidhërimi i All-llahut,nëse don të jesh i shpëtuar.Lexo Kuran,bën dhikër (përmend All-llahun) sa më shumë do Të përmendish.lart në qiej,dhe poshtë në tokë do të kesh dritë.Poashtu të porosis që mos të flasish shumë,përpos kur fjala është e dobishme,përndryshe vazhdo në heshtje,sepse ajo dëbon djallin dhe të ndihmon në punët e fesë.

27.Prej Ebi Dardasë r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. atij i ka thënë:Lutju All-llahut,dhe adhuro Atë kur je në rehati,nëse dëshiron që Ai të të përgjigjet kur do të jesh në vështirësi.

28.Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:Besimatari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu se i dobëti,por çdonjëri është i dobishëm.
Shpejto në atë që ke dobi,kërko ndihmë prej All-llahut dhe mos u bën i pa aftë (mos u dorëzo).Nëse të godet diç (e pa dëshirueshme) mos thuaj:sikur ta kisha bërë këtë e këtë do të ishte kështu e ashtu,ngase thënia sikur (ta bëja këtë...) hap derën e shejtani.

29.Abdullah bin Mesudi r.a.thotë:Më ka këshilluar Pejgamberi a.s. dhe më ka thënë:O Abdulla,kur të jesh duke agjëruar parfumosu;Bëhu i disponuar;Mos u trego i hidhëruar,i mërrolur;Përgjigju ftesës së muslimanëve se atë e ke obligim,përpos nëse ke arsye,nuk mban përgjegjësi;Falja namazin e xhenazez,atij që vdes prej miletit tonë (muslimanëve) po edhe sikur të jetë mëkatar i madh;O Abdulla,sikur ti shkosh All-llahut me mëkate të mëdha sikur kodra,do ta kesh më lehtë sesa të shpifësh,të dëshmosh rrejshëm kundër ndonjë besimtari.

30.Prej Ebu Bekrit r.a.transmetohet se Pejgamberi a.s. ika thënë:O Ebu Bekër,kur të shohish njerëzit duke bërë gara pas dunjasë,ti kërko ahiretin dhe përkujto,përmende All-llahun pranë çdo guri dhe druri,All-llahu do të përmend ty kur do ta përmendish Atë;Mos nënçmo askend prej muslimanëve sepse atë musliman që ju e shihni (konsideroni) pa vlerë,ai tek All-llahu mund të jetë i vlefshëm.

Monday, March 12, 2012

Dyzet Hadithe Kudsij



   
Dyzet Hadithe Kudsij  


 

HADITHI 1. 
"Mëshira Ime e tejkalon hidhërimin Tim!" 
HADITHI 2. 
"Djali i Ademit më mohoi dhe nuk kishte të drejtë ta bëjë këtë gjë. Dhe ai më mallkoi duke mos pasur të drejtë ta bëjë këtë gjë.
Më mohoi kur tha: All-llahu nuk do të më krijojë ashtu siç më krijoi herën e parë (dmth nuk do të më ringjallë pas vdekjes), ndërsa krijimi fillestar i tij nuk është më i lehtë se ringjallja e tij.
Më mallkoi kur tha: All-llahu ka djalë, kurse Unë jam Një, Strehim i Përherëshëm, nuk kam lindur (dikë), e as që jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua nuk më përngjan!" 
HADITHI 3. 
 "Këtë mëngjes një nga robërit e Mi u bë besimtar, ndërsa një nga robërit e Mi u bë mosbesimtar. Ai që tha: "Ky shi është nga mëshira dhe fuqia e All-llahut" u bë besimtar në Mua, ndërsa mohues i (adhurimit të) yjeve; Ndërsa ai që tha: "Na zbriti shi prej këtij ose atij ylli" më mohoi Mua, ndërsa u bë besimtar i yjeve." 
HADITHI 4. 
"Djemtë e Ademit shajnë kohën, ndërsa Unë jam koha, në dorën Time është nata dhe dita."
 
HADITHI 5. 
"Unë jam aq i pasur, saqë nuk kam nevojë për të pasur aleat (shok, ortak). Prandaj kush e kryen një vepër për hir të dikujt tjetër ashtu siç e kryen për Mua, nuk do t'ia pranoj atë vepër, e as shokun (të adhuruarin) e tij!" 
HADITHI 6. 
Prej njerëzve të parë ndaj të cilëve do të shpallet dënimi në Ditën e Gjykimit do të jetë dëshmori (shehidi, martiri). Ai do të sillet dhe All-llahu do t'ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë dhe do t'ia pranojë ato. (All-llahu i Madhëruar) do t'i thotë:
"Çfarë bëre me këto?" Ai do t'i përgjigjet:
"Luftova për hir Tënd deri sa rash dëshmor."
(All-llahu) do t'i thotë:
"Gënjen! Luftove që të tjerët të thonë: Është guximtar!"
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr. 
Njeriu tjetër do të jetë dijetari, i cili ka studjuar dijeninë, e ka mësuar dhe gjithashtu e ka lexuar Kur'anin. Ai do të sillet dhe All-llahu do t'ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë, dhe ato do t'ia pranojë. (All-llahu i Madhëruar) do të thotë:
"Çfarë bëre me këto?" Ai do të thotë:
"Studjova diturinë dhe e mësova, e gjithashtu edhe e lexova Kur'anin për hir Tënd."
All-llahu do t'i thotë:
"Gënjen! Studjove diturinë vetëm që të tjerët të thonë: Ky është njeri i ditur. Lexove Kur'anin që të thonë për ty: E lexon Kur'anin." 
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.
Njeriu i tretë do të jetë pasaniku, të cilin All-llahu e kishte bërë të pasur duke ia dhënë të gjitha llojet e pasurisë. Ai do të sillet dhe All-llahu do ta njoftojë me veprat që i ka bërë. I Madhëruari do t'i thotë:
"Çfarë bëre me këto?" Ai do të përgjigjet:
"Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinë time për hir Tënd." All-llahu do t'i thotë: 
"Gënjen! E ke shpenzuar pasurinë vetëm që të thonë për ty se je dorëdhënë!"
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që të tërhiqet zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr."
 
HADITHI 7. 
Zoti kënaqet me bariun, i cili thërret ezanin për namaz dhe falet në majë të bjeshkës. Pastaj All-llahu thotë:
"Shiheni robin Tim i cili thërret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unë ia kam falë këtij robi mëkatet e tij dhe e kam pranuar në Xhennet."
 
HADITHI 8. 
"E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur."
Kur robi thotë:
"El hamdu lil-lahi rabbil alemin"; All-llahu U thotë:
"Robi Im më lavdëroi."
Kur robi thotë:
"Er-rahmanir-rahim"; All-llahu U thotë:
"Robi Im më lartësoi."
Kur robi thotë:
"Maliki jeumid-din"; All-llahu thotë:
"Robi Im më nderoi."
Kur robi thotë:
"Ijjake na'budu we ijjake nesta'in"; Ai thotë: 
"Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo të cilën e kërkon."
Kur robi thotë:
"Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin"; Ai thotë:
"Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar."
 
HADITHI 9. 
Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga fardet (obligimet e domosdoshme), All-llahu U do t'u thotë (melekëve):
"Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar fardin." 
Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.
 
HADITHI 10. 
"Agjërimi është Imi dhe Unë jam ai që jep shpërblimin për të. Agjëruesi i lë ngashërimet seksuale, ushqimin dhe pirjen për hir Tim. Agjërimi është mburojë, e ai që agjëron ka dy gëzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet. Ndryshimi i erës së gojës së agjëruesit është më i mirë në syrin e All-llahut sesa era e miskut."
 
HADITHI 11. 
"O biri i Ademit shpenzo, e Unë do të shpenzoj për ty!"
 
HADITHI 12. 
Është thirrur një njeri në llogari prej atyre që kanë jetuar para jush. Te ai nuk u gjet asgjë e mirë, përveç se ai përzihej me njerëzit dhe ua lehtësonte hallet, e gjithashtu, pasi që kishte qenë i pasur, i urdhëronte shërbetorët e tij që t'ia vazhdojnë borxhin atij që gjendej në rrethana të vështira ekonomike.
Pastaj (i Dërguari i All-llahut u) tha se All-llahu ka thënë:
"Ne jemi më të çmuar se ti në këtë. Lëshojeni të shkojë!"
 
HADITHI 13. 
Isha te i Dërguari i All-llahut u kur erdhën te ai dy burra: njëri ankohej nga vobekësia, e tjetri nga vjedhësit. I Dërguari i All-llahut u tha:
"Sa u përket vjedhësve, do të kalojë një kohë e shkurtër, ndërsa karvani do të jetë në gjendje të dalë jashtë Mekkës pa roje (dmth nuk do të ketë më vjedhës). Ndërsa sa i përket vobekësisë, Çasti (Dita e Gjykimit) nuk do të vijë para se ta marrë ndonjëri prej jush pasurinë e vet dhe të shëtitet për t'ia dhënë dikujt, por nuk do të gjejë askend që do t'ia kishte pranuar. 
Pastaj dikush nga ju do të paraqitet para All-llahut duke mos pasur as perde, e as përkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj All-llahu do t'i thotë:
"A nuk të dhash pasuri?" Do të përgjigjet:
"Po." All-llahu do të thotë:
"A nuk të dërgova Lajmëtar?" do të thotë:
"Po." Pastaj (i pyeturi) do të shikojë në të djathtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit, dhe do të shohë edhe në të majtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit.
Pra, secili prej jush le ta mbrojë veten e tij prej zjarrit duke bërë mirësi qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë me një fjalë të mirë." 
HADITHI 14. 
All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh të melekëve (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime, në të cilat përmendet emri i All-llahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj All-llahu U i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:
"Prej nga po vini?" ata thonë: 
"Po vijmë nga një tubim në Tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje." Ai thotë:
"Çfarë të mire kërkonin prej Meje?" Ata thonë:
"Kërkonin Xhennetin Tënd." Ai thotë:
"A e kanë parë ata Xhennetin Tim?" Ata thonë:
"Jo, o Zot." Ai thotë:
"E si do të ishte nëse do ta shihnin Xhennetin Tim?" Ata thonë:
"Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde." Ai thotë:
"Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?" Ata thonë:
"Prej zjarrit Tënd, o Zot." Ai thotë: 
"Po a e kanë parë zjarrin Tim?" Ata thonë:
"Jo." Ai thotë:
"E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?" Ata thonë:
"Ata kërkojnë faljen Tënde." (I Dërguari u) Tha: Pastaj Ai thotë:
"Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m'i kanë kërkuar, dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje."
(I Dërguari u) tha: Engjëjt thonë:
"O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob - mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim." (I Dërguari u) tha: All-llahu u thotë: 
"Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull, me të cilin ai që rri, nuk vuan."
 
HADITHI 15. 
"Unë jam ashtu siç më parafytyron robi. Jam me të kur më perkujton. Nëse më kujton në vehte, edhe Unë e kujtoj në vehte; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, i afrohem një pash, dhe nëse më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi."
 
HADITHI 16. 
All-llahu i ka shkruar (përcaktuar) veprat e mira dhe ato të këqia. Pastaj ka spjeguar se ai që ka pasur për qëllim ta kryejë një vepër të mirë dhe nuk e ka kryer All-llahu do t'ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, e nëse e ka kryer, atëherë All-llahu do t'ia shkruajë si dhjetë të mira deri në shtatëqind të mira, e madje edhe më tepër. Nëse njeriu ka pasur për qëllim një vepër të keqe dhe nuk e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, por nëse e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajë vetëm një vepër të keqe. 
HADITHI 17. 
O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar dhunën Vehtes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, pra mos i bëni dhunë njëri - tjetrit!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t'ju udhëzoj!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t'ju ushqej, dhe Unë do t'ju ushqej!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshjen Time dhe Unë do t'ju vesh! 
O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, e Unë i shlyej të gjitha mëkatet, pra kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t'ju fal!
O robërit e mi, ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të devotshëm sikur ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim! 
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të prishur sikur ai, që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t'i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush, e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të merr gjilpëra prej detit! 
O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t'ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë All-llahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askë pos vetveten! 
HADITHI 18. 
O biri i Ademit, Unë rash i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije se një ndër robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nëse e vizitoje do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do t'i thotë: A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai! 
O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t'i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai!
 
HADITHI 19. 
Krenaria është mbështjellësi Im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndërsa madhështia është petku Im (izar-pjesa e poshtme e ihramit), pra kush dëshiron të matet me Mua në këto dy gjëra, Unë do ta hedh në zjarr!
 
HADITHI 20. 
Dyert e Xhennetit janë të hapura të hënave dhe të enjteve, dhe secilit rob të All-llahut, i cili nuk i ka bërë All-llahut shok (në adhurim) do t'i falen mëkatet, përveç atij që i është hidhëruar vëllait të vet. Për ta do të thuhet:
Vonoheni (faljen e mëkateve) derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen!
 
HADITHI 21. 
"Do të jem armik ndaj tri lloje njerëzish në Ditën e Ringjalljes:
Ndaj njeriut që e ka dhënë fjalën duke u betuar në Mua, dhe e ka thyer atë;
Ndaj njeriut që e ka shitur njeriun e lirë dhe fitimin e ka shpenzuar (dmth e ka robëruar njeriun e lirë), dhe
Ndaj njeriut që ka marrë punëtor dhe ia ka caktuar rrogën, ndërsa pas kryerjes së punës nuk ia ka paguar punëtorit atë që e ka merituar." 
HADITHI 22. 
Asnjëri prej jush le të mos e nënçmojë veten!
(Shokët) i thanë:
O i dërguar i All-llahut, si mundet ndonjëri prej nesh ta nënçmojë veten?
Ai është përgjigjur:
Kur një njeri sheh ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me fenë e All-llahut, e ai nuk flet, atëherë All-llahu në Ditën e Ringjalljes i thotë:
Ç'të pengoi ta thuash të vërtetën rreth asaj çështjeje?
Njeriu do të thotë:
Frika prej njerëzve.
All-llahu do t'i thotë:
Më mirë do të ishte nëse më frikoheshe Mua! 
HADITHI 23. 
Vërtet All-llahu do të thotë në Ditën e Ringjalljes:
"Ku janë ata që e donin njëri - tjetrin për hir të Madhërisë sime? Sot Unë do t'i strehoj ata nën hijen Time, se kjo është dita në të cilën nuk ka hije përveç hijes Time!"
 
HADITHI 24. 
Kur All-llahu e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin u dhe i thotë:
Unë e dua këtë njeri, pra duaje edhe ti!
Atëherë edhe Xhibrili e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë:
All-llahu e do këtë njeri, pra duajeni edhe ju! Atëherë edhe banorët e qiellit e duan ate. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe në tokë.
Nëse All-llahu nuk e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin dhe i thotë:
Unë nuk e dua këtë njeri, pra mos e duaj as ti! 
Atëherë edhe Xhibrili nuk e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë:
All-llahu nuk e do këtë njeri, pra as ju mos e doni! Atëherë as ata nuk e duan atë, pastaj ky njeri urrehet edhe në tokë.
 
HADITHI 25. 
Do t'i shpall luftë atij që tregon armiqësi ndaj robit Tim!
Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër, përveç duke i kryer fardet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua ate, e kur e dua, atëherë bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin sheh, dora me të cilën bie, dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob kërkon diçka prej meje, Unë me siguri do t'ia jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë. Unë nuk nguroj për asgjë më tepër se në marrjen e shpirtit të robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unë e urrej lëndimin e tij. 
HADITHI 26. 
Vërtet prej të gjithë të devotshmëve më së tepërmi e pëlqej besimtarin e varfër, i cili është në skamje, e megjithatë tregon një vëmendje të posaçme gjat namazit, si dhe bindje të plotë gjat adhurimit të Zotit të tij duke e respektuar atë në vetmi; nuk gjendet në sy të keq tek njerëzit, nuk tregohet me gisht drejt tij, dhe mundësia e jetesës së tij arrin vetëm kushtet elementare, e ai përsëri duron.
Pastaj i Dërguari i All-llahut u tha:
Vdekja do të kishte ardhur më herët tek ai, por ngushëlluesit e tij do të ishin pak (në numër) dhe i vogël do të ishte trashëgimi i tij. 
HADITHI 27. 
E pyetëm Abdull-llah ibn Mesudin t për ajetin:
"Dhe assesi mos mendoni se janë të vdekur ata që u vranë në Rrugën e All-llahut! Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre"
(Ali Imran; 169)
Dhe ai tha:
Edhe ne kemi pyetur (të Dërguarin e All-llahut u) dhe na ka thënë:
Shpirtrat e tyre janë në brendësi të zogjve të gjelbër, duke pasur kandila të varur për Arsh dhe (këto njerëz) shetisin në Xhennet nga të duan, pastaj pushojnë dhe qetësohen në ato kandila. Atëherë Zoti ua hedh një shikim dhe u thotë: 
"A dëshironi diçka tjetër?" ata thonë:
"Çka mundemi të dëshirojmë, kur po shetisim lirisht dhe kah të duam në Xhennet?" All-llahu ua drejton tri herë këtë pyetje, e ata, kur e shohin se do të pyeten përsëri, përgjigjen:
"O Zot, dëshirojmë që të na i vendosësh edhe një herë shpirtrat në trupat tonë (dmth në dunja) dhe të luftojmë derisa të vdesim edhe një herë në rrugën tënde." Kur Ai sheh se ata nuk kanë nevojë për asgjë tjetër, i le të qetë. 
HADITHI 28. 
 Në mesin e paraardhësve të juaj ishte një njeri, i cili kishte një plagë, dhe prej dhimbjeve të tmerrshme, të cilat më nuk mund t'i duronte, mori thikën dhe preu dorën, prej së cilës rrodhi gjak derisa vdiq.
All-llahu U tha:
"Robi Im më tejkaloi në vehten e tij (dmth shkeli ligjin Tim), pra Unë ia kam ndaluar atij hyrjen në Xhennet."
 
HADITHI 29. 
Kur unë ia marr robit besimtar shokun nga banorët e dunjasë, e pastaj ai duron, çfarë shpërblimi i takon atij përveç Xhennetit?
 
HADITHI 30. 
"Nëse robi Im dëshiron të takohet me Mua, edhe Unë dëshiroj të takohem me të, e nëse ai nuk dëshiron të takohet me Mua, as Unë nuk dëshiroj të takohem me të."
Një hadith i ngjashëm në një transmetim më të gjërësishëm thotë:
Nga Ajsha t përcillet se i Dërguari i All-llahut u ka thënë:
Atë që dëshiron të takohet me All-llahun, edhe All-llahu dëshiron ta takojë, e atë që nuk dëshiron takim me All-llahun, as All-llahu nuk dëshiron ta takojë.
Unë (thotë Ajsha t) thash: O i dërguar i All-llahut, a është kjo nga urrejtja e vdekjes, sepse ne të gjithë e urrejmë vdekjen? 
Ai (i Dërguari i All-llahut u) tha:
Nuk është ashtu, por kur besimtarit i jepet lajmi për mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit, si dhe pranimi i tij në Xhennet, ai dëshiron ta takojë All-llahun, e edhe All-llahu dëshiron ta takojë atë, ndërsa kur mosbesimtarit i jepet lajmi i dënimit nga All-llahu dhe hidhërimit të Tij, ai vërtet nuk dëshiron ta takojë All-llahun, e as All-llahu nuk dëshiron ta takojë atë.

 
HADITHI 31.
 
Një njeri tha: Pasha All-llahun, All-llahu nuk do ta falë filanin! 
Në këtë All-llahu i Lartësuar tha:
"Kush është ai, që betohet se Unë nuk do ta fal filanin? Me të vërtetë Unë e fala atë, ndërsa i asgjësova veprat e tua!"
 
HADITHI 32. 
Një njeri, i cili ia kishte ngarkuar vehtes disa mëkate të mëdha, kur ra në shtratin e vdekjes u tha djemve të vet:
"Kur të vdes më digjni, e pastaj më shtypni dhe ma hidhni hirin në det, se pasha All-llahun, nëse Ai më merr në dorë, do të më dënojë ashtu si askë më parë!" Dhe djemtë e bënë atë që u tha i ati. Pastaj All-llahu i tha tokës:
"Nxirre atë që ke marrë!" dhe njeriu u duk aty (para All-llahut). All-llahu tha:
"Ç'të shtyu ta bësh atë gjë?" njeriu tha:
"Frika prej teje, o Zoti Im!" 
Për këtë shkak All-llahu e fali atë.
 
HADITHI 33. 
Një rob (i All-llahut) bëri një mëkat dhe tha:
"O Zoti im, ma fal mëkatin!" I Lartmadhëruari tha:
"Robi Im ka bërë një mëkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mëkatet, por edhe dënon për ta."
Robi përsëri ka bërë një mëkat dhe ka thënë:
"O Zot, ma fal mëkatin!" I Lartmadhëruari tha:
"Robi Im ka bërë një mëkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dënon."
Robi bëri edhe një mëkat dhe përsëri tha:
"O Zot, ma fal mëkatin!"
Dhe i Lartmadhëruari tha:
"Robi Im e ka bërë mëkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dënon për mëkatet. Bë ç'të duash, Unë të kam falë!" 
HADITHI 34. 
 "O biri i Ademit, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje), Unë do të fal!
O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë, Unë do të fal!
O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate të mëdha sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!"
 
HADITHI 35. 
All-llahu i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e tokës të tretën e fundit të natës dhe thotë:
"Kush është duke m'u lutur që t'ia pranoj lutjen?; Kush është duke më kërkuar, që t'i jap atë që kërkon? Kush është duke më kërkuar falje, që t'ia fal (mëkatet)?"
në transmetimin e Muslimit hadithi përfundon:
"Dhe kështu vazhdon deri në agim"
 
HADITHI 36. 
Besimtarët do të tubohen në Ditën e Ringjalljes dhe do të thonë:
"T'i themi dikujt të ndërmjetësojë për ne tek All-llahu!" dhe do të shkojnë te Ademi dhe do t'i thonë:
"Ti je babai i njerëzimit, All-llahu të krijoi me dorën e tij dhe u urdhëroi melekëve që të të përulen, dhe Ai t'i mësoi ty emrat e çdo gjëje, pra ndërmjetëso për ne te All-llahu që të na lirojë prej këtij vendi, në të cilin gjendemi!" ai do të thotë:
"Unë nuk jam në gjendje për ta bërë një gjë të tillë." dhe do t'ua përmendë gabimin e tij (në Xhennet), do të ndihet i turpëruar dhe do t'u thotë: 
"Shkoni te Nuhu, se ai është i dërguari i parë banorëve të tokës!" dhe kur do të shkojnë te ai, do t'u thotë:
"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë." Dhe do ta përmendë kërkesën që ia bëri All-llahut për një gjë, rreth së cilës nuk kishte njohuri. Nuhu do të ndihet i turpëruar dhe do t'u thotë:
"Shkoni te miku i Mëshiruesit, (Ibrahimi u)!" ndërsa ai do t'u thotë:
 "Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, shkoni te Musai, robi dhe Fjala e All-llahut, të cilit ia ka dhënë Tewratin." Por kur do të shkojnë te ai, do t'u thotë: 
"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë." Dhe do t'ua përmendë rastin kur e ka vrarë një person në vend të një tjetri. Kështu ai do të ndihet i turpëruar nga Zoti i tij dhe do t'u thotë:
"Shkoni te Isai, rob i All-llahut dhe Lajmëtar, fjala e All-llahut dhe shpirti!" atëherë do të shkojnë te ai, dhe ai do t'u thotë:
"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, por shkoni te Muhammedi r (qoftë bekimi dhe paqja e All-llahut mbi të) të cilit rob All-llahu ia ka falë të gjitha mëkatet, të kaluarat dhe të ardhshmet!" 
Atëherë (thotë i Dërguari i All-llahut u) do të vijnë tek unë e unë do të kërkoj leje që të shkoj te Zoti Im. Leja do të më jepet, dhe unë do të shkoj te All-llahu dhe do t'i bëj sexhde (do të përulem). All-llahu do të më lë ashtu një kohë, aq sa do të dëshirojë dhe do të më thotë:
"Çoje kokën. Kërko dhe do të jepet, flit dhe do të dëgjohesh, ndërmjetëso dhe do të pranohet!"
Pastaj unë do ta çoj kokën dhe do ta falënderoj në një mënyrë nderuese që do të ma mësojë Ai, dhe do të ndërmjetësoj, e Ai do të më japë (një numër të caktuar njerëzish), e unë do t'i pranoj ata në Xhennet. Pastaj do të shkoj përsëri te Ai, dhe kur do ta shoh do të përulem ahtu siç u përula herën e parë. Pastaj do të ndërmjetësoj dhe Ai do të mi caktojë (disa njerëz), e unë do t'i pranoj ata në Xhennet. Atëherë do të lutem edhe për të tretën herë, e edhe për të katërtën dhe do të them: në zjarr mbesin vetëm ata, që i ka përshkruar Kur'ani. Nuk ka dyshim se këto njerëz do të jetojnë aty përgjithmonë. 
në transmetimin e Buhariut shtohet:
I Dërguari i All-llahut u tha:
Do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:
"Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut", dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi, qoftë edhe sa një kokërr gruri: pastaj do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:
"Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut" dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi sa një thërmi mielli; dhe do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:
"Nuk ka hyjni tjetër perveç All-llahut" dhe që në zemrën e tij ka pasur mirësi në madhësinë e thërmisë së atomit. 
HADITHI 37. 
 "Kam përgaditur për robërit e drejtë atë që syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe as që ka paramenduar zemra e njeriut."
ebu Hurejre t thotë: Për këtë çështje mundeni të lexoni edhe në Kur'an:
"Askush nuk e di se ç'kënaqësi u është pregaditur për atë që kanë punuar!"
(Sexhde-17)
 
HADITHI 38. 
Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dërgoi Xhibrilin te Xhenneti duke i thënë:
"Shko dhe shih se ç'kam pregaditur për banorët e tij". Atëherë Xhibrili shkoi në Xhennet dhe pa çfarë kishte përgaditur All-llahu për banorët e Xhennetit. Kur engjëlli u kthye te All-llahu tha:
"Pasha Madhërinë tënde, askush nuk di për të pa hyrë brenda!"
Atëhërë All-llahu urdhëroi që Xhenneti të rrethohet me vështirësi, dhe i tha Xhibrilit:
"Kthehu dhe shikoje përsëri!" meleku shkoi përsëri në Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vështirësi, dhe kur u kthye te All-llahu tha: 
"Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do të hyjë në të!"
Atëherë All-llahu iu drejtua përsëri Xhibrilit dhe i tha:
"Shko te zjarri dhe shih se ç'kam përgaditur për banorët e tij!" Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndërtuar në shtresa - një mbi një. U kthye te All-llahu dhe tha:
"Pasha Madhërinë tënde, ai që do të dinte për te, nuk do të dëshironte të hyjë në të!"
Atëherë All-llahu urdhëroi që të rrethohet me kënaqësi, dhe i tha Xhibrilit:
"Këthehu në të!" ai u kthye dhe tha: 
"Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të"
 
HADITHI 39. 
U zurën Xhenneti dhe Xhehennemi ndërmjet vehte dhe Xhehennemi tha:
"Te unë gjendet i fuqishmi dhe kryelarti", ndërsa Xhenneti tha:
"Te unë gjendet i dobëti dhe i vobekti" pastaj gjykoi All-llahu ndërmjet tyre:
"Ti je Xhenneti, mëshira Ime, nëpërmjet teje Unë i tregoj mëshirë atij që dëshiroj, ndërsa ti je zjarri, ndëshkimi Im, nëpërmjet teje dënoj atë që dëshiroj, dhe është caktimi Im që secili prej jush ta ketë hisen e vet!"
 
HADITHI 40. 
All-llahu do t'u thotë banorëve të Xhennetit:
"Banorë të Xhennetit!" ata do të thonë:
"Zoti ynë, po të përgjigjemi, jemi nën dëshirën e kërkesës Tënde dhe mirësia gjendet në duart tua" atëherë All-llahu do të thotë:
"A jeni të kënaqur plotësisht?" ata do të përgjigjen:
"O Zot, si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhënë atë që nuk ia ke dhënë asnjërës prej krijesave tua?" All-llahu do të thotë:
"A nuk dëshironi që t'u jap diçka tjetër, më të mirë se kjo?" ata do të përgjigjen: 
"O Zot, çka mund të jetë më e mirë se kjo që na e ke dhënë?" Ai do të thotë:
"Unë do ta bëj që mirësia Ime të zbresë mbi ju, dhe pas kësaj më nuk do të jem i pakënaqur me ju!"